Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

21-vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht në Greqi, e motra: Do e sjellim në Shqipëri, të prehet pranë babait, nuk mund ta besoj që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e së hënës një 21-vjeçar shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor në Greqi.

I riu shqiptar ndërroi jetë bashkë me një shokun e tij 17-vjeçar pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një shtyllë dritash në rrugë. Ikja e tij ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët e të ndjerit të cilët për mediat greke janë shprehur se trupin e të riut do ta kthejnë në Shqipëri për tu prehur afër të atit, i cili ka ndëruar jetë më parë.

 “Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël…Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar.

 Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Kjo që ndodhi është tragjike. Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që ta ketë pranë babai. Ne jemi katër fëmijë. Këtu jetonte Edi dhe motra ime. Motra tjetër jeton në Shqipëri me nënën, të cilën e kemi pasur me ilaçe që kur e mori vesh. Ne kemi humbur babain në moshë të re. Vëllai jonë ishte shumë punëtor. Nga mëngjesi në darkë punonte se i pëlqente jeta e mirë.”, tha e motra e të ndjerit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img