Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
69 %
0.5kmh
75 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

21 vjeçari nuk i bindet Policisë dhe braktis makinën, pas arrestimit zbulohet se është autor i disa vjedhjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21 vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë në Kavajë, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në zonë. I riu nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe në një moment ka braktisur makinën që drejtonte, duke u përpjekur të largohet.

Mirëpo, është arritur të prangoset nga Policia e cila i ka gjetur një armë pa leje dhe një maskë që dyshohet se është përdorur në 4 vjedhje të dyshuara të kryera nga ky shtetas. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. U., 21 vjeç për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Patrullës së Përgjithshme, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu pa leje, fishekë luftarakë, një dorezë metalike dhe një maskë që dyshohet se përdoret për vjedhje.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i 4 vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit, konkretisht:

– Më datë 19.01.2022, në fshatin Rrakull, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. T.;

– Më datë 19.01.2022, në fshatin Bago, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. V.;

– Më datë 21.01.2022, në lagjen nr. 3, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. L.;

– Më datë 24.01.2022, në fshatin Golem, Kavajë, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases E. S.

Më shumë


spot_img








spot_img