Hapësire reklamuese

Rajoni

21-vjeçari denoncon efektivin e policisë: Me theu dorën e tentoi të më marrë telefonin

Shkruar nga Newsbomb
Dora e thyer

Një 21-vjeçar me inicialet Sh.B në Kosovë ka denoncuar një zyrtar policie, pasi sipas tij ka ushtruar dhunë mbi të riun duke i thyer dorën.

I riu ka treguar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës “Te qafa”. Në një moment polici i cili kujdeset për sigurinë e objektit i ka thënë se është e ndaluar të parkohet aty.

Pas kësaj i riu ka shkuar që të bisedojë nga afër me oficerin e policisë për t’i thënë se aty nuk ka ndonjë shenjë, ku thotë se ndalohet parkimi, por sipas 21-vjeçarit, polici e ka futur në korridorin e ndërtesës dhe duke tentuar t’i marrë telefonin, pretendon se ia ka thyer dorën.

“U kon ni polic që u kon tu e ru objektin e ATK-së, përball “Kafeve të vogla”. Një shok i jem e ka parku aty kerrin edhe polici na ka thon që s’bon me lon kerrin aty. Unë i thash atij shokut tem çoje ma poshtë kerrin ke ni ven me parku ku s’pati as tabelë, as parking i rezervum as kurgjo polici tha jo as aty s’bon ecni prej ktuhit. Unë i thashë po ecim veç tregom pse se ajo është pronë publike edhe më ka thon hajde mrena jom hi me to në objekt të ATK. Në korridor kam pa sjellje shumë arrogante edhe e kom lëshu telefonin me incizu. Ai në atë moment ma ka kap telefonin edhe u munu me ma fshi videon. Unë i thashë kthema telefonin s’ki të drejt me ma marrë, aty ma ka kap dorën polici ma ka shtrengu shumë edhe ma ka thy”, ka rrëfyer 21 vjeçari për Reporteri.net.

162232477_287119943014515_3674967243420463363_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.