Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

21 vite më pas, Policia shpall në kërkim dy të dyshuar për trafikimin e Zyra Hidës

Lajme të ngjashëm

21 vite pasi Zyra Hida u trafikua nga Elbasani në Itali, policia shqiptare ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si autorë të kësaj vepre.

Policia njofton se po punon për kapjen e shtetasve SH.M., dhe G.S., të cilët dyshohen se kanë trafikuar në Itali e më pas në Hollandë, Zyra Hidën.

Hida është gjendur dy vite më pas, në 1997, e vrarë në rrugët e Amsterdamit, ndërsa identifikimi i saj u bë i mundur vetëm pak ditë më parë falë investigimit të gazetarëve holandezë.

“Shtetasja  u  identifikua  nga  familjarët  si  Zyra  Hida,  e  datëlindjes  1966,  banuese  në  Elbasan , e  larguar  nga  banesa   në  vitin  1995. Specialistët  e  Sektorit  kundër  trafiqeve  të  paligjshme,   në  Drejtorinë  Vendore   të Policisë  Elbasan,  menjëherë  nisën  hetimin  dhe  rezultoi  se  viktima  nga  viti  1995 deri  në  vitin 1997  ishte  trafikuar  drejt    shtetit  Italian dhe  më  pas  në  Hollandë  me  qëllim  shfrytëzimin  e  saj  për  prostitucion” thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. 


Më shumë