Hapësire reklamuese

Aktualitet

'21 vite më parë nisi beteja për teatrin', Rama poston foton si Ministër i Kulturës: Sa keq që yjet u shuan pa shijuar një skenë normale

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_331578" align="alignnone" width=""]Rama para 21 viteve - Rama dje ne kantierin e TKOB[/caption]

Prishja e Tetarit Kombëtar është një temë e nxehtë për Shqipërinë në këto ditë pandemie, ndërsa protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë filluar ditën e djeshme, me organizatorët që shprehen se do të vazhdojnë gjatë.

Nga ana tjetër Kryeministri Rama ditën e djeshme vizitoi kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit.

Në një postim në Facebook, ku përpos fotove nga kantieri i TKOB, Rama ka postuar edhe foton e tij të 21 viteve më parë, atëherë kur ishte Ministër i Kulturës, ndërsa shprehet se gjatë vizitës në TKOB iu kujtua se 21 vite më parë nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar.

Rama shprehet se i vjen keq që gjithë ata yje të skenës shqiptare nuk mundën dot të shijonin një shfaqje në kushte normale, ndërsa shprehet se kjo skenë e re do t'u shërbejë edhe të rinjve që gabimisht u janë bashkuar disa politikanëve si "talashi e teneqeja e ngrehinës së shëmbur".

"MIRËMËNGJES

Dje, duke vizituar kantierin e Teatrit të ri të Operas dhe Baletit, ku po përfundon një transformim fantastik brenda asaj hapesire deri dje të degraduar që turpëronte Shqipërinë e shtetin e saj, m'u kujtua që 21 vjet më parë, tamam në të njëjtin vend mbi skenë, nisi beteja publike për reformimin e sistemit teatror shqiptar dhe rindërtimin me themel të skenës kombëtare e të vetë Teatrit Kombëtar...

Sa shumë energji të harxhuara e vite të humbura kot për komunitetit tonë teatror, që qysh atëherë kaloi edhe 20 vjet të tjera në kushtet e një mizerjeje pa të dytë në Europë dhe sa keq për publikun artdashës, që nuk pati dot kurrë mundësinë të shijonte artet skenike në kushte dinjitoze as në TKOB e as në Teatrin Kombëtar!

Sa keq që tërë ato yje të skenës sonë kombëtare u shuan, pa punuar dot një ditë në një skenë normale dhe një gjeneratë e tërë u moshua, pa shijuar dot kurrë një shfaqje në kushte normale!

Skenat e reja kombëtare, kjo e Operas e Baletit dhe ajo e Teatrit Kombëtar, përveç të tjerash do t'i ndihmojnë edhe disa të rinj që gabimisht u janë "bashkuar" ca politikanëve e partive si tallashi e teneqeja e ngrehinës së shembur, të kuptojnë nesër pse sot ia fusin krejt kot, kur revoltohen për monumentin imagjinar që mbajti peng artet skenike, komunitetin teatror dhe debatin për Teatrin e Ri Kombëtar, tash 21 vjet", shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.