Hapësire reklamuese

Rajoni

21 persona humbin jetën nga Covid-19 në Kosovë, mbetet i lartë numri i të infektuarve

Shkruar nga Newsbomb
21 persona humbin jetën nga Covid-19 në Kosovë, mbetet i

Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë, sa i përket pandemisë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit fatkeqësisht 21 persona nuk kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19. Nga 10.609 testime,  1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 26.534.

E plotë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.346 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 901.013 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 306.287 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 10.609 testime,  1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 26.534.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll