Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

21 Janari, protestë tek Kryeministria

Shkruar nga Newsbomb

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh politikë janë mbledhur për të protestuar përpara piramidës në Tiranë, për drejtësinë e munguar  për 4 vrasjet që ndodhën më 21 janar 2011. Protesta u zhvillua fare pranë Kryeministrisë, në kohën kur kryeministri Rama zhvilloi një takim me familjarët e viktimave. Protesuesit paraqitën gjendjen e vështirë, që sipas tyre kalon sot vendi.

Protesta u organizua nga aktivistë të “Organizata Politike”, të cilët kërkuan drejtësi për viktimat dhe akuzuan qeverinë si tradhtare të idealeve të atyre njerëzve që kishin dalë në shesh ditën e 21 Janarit 2011.

Deni Sanxhaku, aktiviste e ‘’Organizatës Politike’’ u shpreh gjatë protestës 21 Janari vazhdon, në forma më pak spektakolare, por po aq tragjike.

“Çdo ditë kur një i varfër nga dëshpërimi i papunësisë vret veten, ka 21 Janar. Kur debitorët e mbajtur burgjeve si kriminelë i hedhin lakun fytit, ka 21 Janar. Kur rilidhësit e energjisë, të pamundur për të paguar energjinë, vdesin telave me korrent, ka 21 Janar. Kur punëtorët vdesin në kushte pune ç’njerëzore ka 21 Janar. Kur minatorët i zë pirgu i dherave, ka 21 Janar. Kur të rinjtë, të papunë e të pashpresë, hidhen në greminën vdekjeprurëse të kriminalitetit, ka 21 Janar. Në të gjithë këta 21 Janarë nuk ka vetëm viktima, por edhe përfitues nga vdekja: shtetarë të korruptuar, bashkëpunëtorë të tyre dhe biznesmenë makutë - zhvatës gjaku dhe djerse”, tha protestuesja.

Megjithëse protesta kishte pak njerëz, u vunë re se qytetarët që kalonin iu bashkuan protestës duke u tërhequr  nga banderola kryesore e protestuesve .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese