Hapësire reklamuese

Politikë

“21 Janari” i kalon SPAK, Braçe: Më në fund do hetohen pushkatimet e qeverisë Berisha

Shkruar nga Newsbomb
“21 Janari” i kalon SPAK, Braçe: Më në fund do

Gjykata e Lartë ka vendosur që hetimet për vrasjen Aleks Nikës në 21 Janar 2011, përpara Kryeministrisë, të kryhen nga SPAK. Mbi këtë vendim, reagimi i parë nga politika ka ardhur nga deputeti socialist Erjon Braçe i cili thotë Gjykata e Lartë urdhëroi hetimin nga SPAK të pushkatimeve të “21 Janarit”.

Reagimi i Braçes:

Më në fund po hetohet! Pas 13 vitesh do të hetohet! Pushkatimet e qeverisë në “21 Janar”.Do të hetohet nga SPAK.

Gjykata e Lartë urdhëroi pikërisht këtë, hetimin nga SPAK të pushkatimeve të “21 Janarit”.

Prokuroria ku është investuar besim komëtar e ndërkombëtar, prokuroria ku janë investuar burime të rëndësishme njerëzore e financiare, teknologjike e jo vetëm, ka në dorë të hetojë plotësisht e në mënyrë gjithpërfshirës, atë që gjykata europiane e të drejtave në Strasburg, e shquan si zinxhir komandues i shtetarëve në atë krim!

SPAK ka në dorë të krijojë një precedent jetik që mbron jetën nga monopoli mbi forcën vdekjeprurëse të shtetit, të drejtën e protestës, e kundërshtimit të çdo vendimi ekzekutiv, përfshirë qeverisjen pa ju marrë jeta nga forca vdekjeprurëse që disponon shteti!

Të hetohet! 

Pooooo, kam një thirrje që hesht prej 13 vitesh nga frika e qeverisë së Sali Berishës, pushtetit të tij, kërcënimeve të tij.

E di që jeni shumë që keni parë, keni dëgjuar, keni përgjuar, keni dokumentuar në “21 Janar”.

Keni heshtur edhe për arsye besimi të munguar tek drejtësia!

Tani është koha të bashkëpunoni me drejtësinë, të flisni, të dëshmoni, të dorëzoni prova-dokumente e regjistrime që tregojne vrasësit e 21 janarit.

Është jetike kjo! Ndërkohë:

Përulësisht mirënjohës kësaj gruaje e këtij burri-familjes Nika që vijojnë të luftojnë pa u ndalur prej 13 vitesh!

Lexo edhe: Gjykata e Lartë i vë vulën: Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar do të hetohet nga SPAK!

Gjykata e Lartë ka vendosur që hetimet për vrasjen e protestuesit socialist Aleks Nika në 21 Janar 2011, përpara Kryeministrisë, të kryhen nga SPAK. Muaj më parë Prokuroria e Posaçme refuzoi dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës, për mos-kompetencë.

Mirëpo, vendimi i Gjykatës së Strasburgut në Nëntor 2023 që theksoi se vrasja e Aleks Nikës ishte një krim shtetëror i pazbardhur dhe duhej të hetohej nga drejtësia shqiptare.

Kjo bëri që gruaja e protestuesit të vrarë Aleks Nika, Rajmonda Nika t’i drejtohej Gjykatës së Lartë dhe të kërkonte nga organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri që të urdhëronte SPAK që të merrte përsipër dosjen dhe të niste hetimet.

Palët janë ballafaquar këtë të martë në Gjykatën e Lartë dhe trupa e gjyqtarëve kanë urdhëruar që Prokuroria e Posaçme të regjistrojë procedimin penal të kërkuar dhe të nisë marrjen e përgjegjësisë penale nga personat e përfshirë në krimin shtetëror të 2011.

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dukej i kënaqur me vendimin e sotëm pasi ata nuk i kanë ndaluar asnjëherë përpjekjet për zbardhjen e këtij krimi shtetëror.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që të gjykohej nga Gjykata e Lartë. Vendimet e saj janë përfundimtare. Ata vendosën që kërkesa jonë të hetohet nga SPAK. Ka dhe një vendim të Strasburgut që detyron edhe SPAK edhe gjykatën”, u shpreh Mark Nika.

Po ashtu, edhe gruaja e protestuesit të vrarë tha se do të dorëzojnë në SPAK materiale audio që janë autentike, me shpresën se çështja do të trajtohet siç e meriton.

“E prisnim sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresojmë të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu siç e meriton. Ne kemi kallëzuar të gjithë zinxhirin, nga Sali Berisha e të gjithë me radhë. SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Kemi disa materiale audio dhe këtë kemi pritur, do i depozitojmë atje (në SPAK)”, tha Rajmonda Nika.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese