Hapësire reklamuese

Aktualitet

21 janari/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Prokurisë, i’u desh 3 vite këshillim

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e lartë nuk ka pranuar rekursin e prokurorisë për çështjen e 21 janarit. Vendimi është marë nga Kolegji Penal dhe trupi gjykues nuk ka pranuar të nisë gjykim për çështjen që u mbajt tre vjet në Dhomën e Këshillimit.

Dosja e “mbyllur” prej rreth tre vitesh në këtë gjykatë, është rihapur sot, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit. Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë me relator Edmond Islamaj nuk ka pranuar ta çojë çështjen për rishqyrtim gjyqësor. Prokuroria në rekursin e datës 28 tetor 2013 kërkonte rikthimin në burg të Ndrea Prendit, Agron Llupos dhe Margarit Kumes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu