Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

21 janari dikur dhe tani/ Si kanë ndryshuar gjërat pas 9 vitesh, kush ishte dhe kush është ‘në vijën e parë’ të PS (FOTO KRAHASUESE)

Shkruar nga Newsbomb
21 janar 2020- 21 janar 2012

Fotoja e parë i përket 21 janarit të vitit 2012, atëhere kur të gjithë i kishin sytë nga opozita e Edi Ramës që më 2013-ën do të vinte në pushtet e do të bënte drejtësi për 4 protestuesit e vrarë në mes të Bulevardit, siç të paktën kishte premtuar.

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika mbetën të ekzekutuar nga shteti i Sali Berishës ndërsa dolën të protestonin duke shpresuar për një jetë më të mirë.

Në përvjetorin e parë të këtyre vrasjeve shtetërore, gjithë njerëzit e Ramës me atë vetë në krye, ishin në vijën e parë të homazheve, ndërsa sot kur kanë kaluar 9 vite, shumë gjëra kanë ndryshuar.
Dhe këtë e kupton qoftë edhe nga kjo foto ku dukshëm janë ‘eleminuar’ shumë figura e kanë dalë në ‘vijë të parë’ të tjerë, shkruan newsbomb.al.

Dikur Rama shoqërohej nga Lindita Nikolla, Taulant Balla, Arta Dade, Elisa Spiropali e nga pas krahësve të tyre edhe Mimi Kodheli.

Ndërsa sot, Rama thjesht nuk u duk fare dhe ‘përfaqësuesi’ i tij ishte Taulant Balla i cili mbante dorë për dore vajzën e Ziver Veizit dhe nënën e Hekuran Dedës.

Vetëm Balla ishte në rresht të parë ndërsa figura të tjera si Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti dhe Belinda Balluku e ndiqnin nga pas.

Dukshëm në foto bie në sy mungesa e Elisa Spiropalit e cila në fakt dje u bë nënë por edhe e Arta Dades, kjo e fundit e larguar nga PS, dhe e shndërruar në ‘snajper’ për qeverisjen autokratike sipas saj të Ramës.

Por pavarësisht ndryshimeve në foto e personazheve të ikur e ardhur në PS, fakt i pandryshueshëm mbetet drejtësia e munguar për 21 janarin. / newsbomb.al

 

83113888_120266759227445_5429548345360121856_n.jpg

82979035_515169462452905_2065712023349493760_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll