Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Nuk besoj se kryeministri do mbajë fjalën që më dha"

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk besoj se kryeministri do mbajë fjalën që më

Katër vjet pas ngjarjeve të 21 Janarit 2011, Ana vajza e një prej të vrarëve, Ziver Veizit deklaron se nuk ka më besim tek kryeministri Edi Rama se do ta zbardhë të vërtetën. Ajo shpreh zhgënjimin e saj se ndonjë ditë drejtësia do të vihet në vend. Sipas saj, kryeministri Rama nuk po e mban fjalën, kur i ka premtuar personalisht me fjalët  ''Drejtësia nuk do të vonojë".

Ana thotë se fajtorë për vrasjen e të atit të saj ''Janë personat që dhanë urdhrin të qëllonin, fajtor janë ata që qëlluan"

Ja çfarë thotë Ana Veizi në intervistën e gazetës "Dita":

"Shpresat janë shumë të pakta! Pothuajse zero mundësi. Por nëse do kërkoja diçka , dhe e kam fjalën për premtimin që më kanë bërë dhe premtimi ka qenë se kjo çështje nuk do të vonojë. Dhe në fakt kjo çështje po mbyllet.

Kush jua ka bërë këtë premtim?

Premtimin ma ka bërë kryeministri i Shqipërisë!

Kur ta ka berë? Ta ka thënë personalisht apo e ke fjalën për deklaratat e tij kështu në përgjithësi..?

Ma ka bërë personalisht!

Kur?

 Ma ka bërë në 28 Janar 2011, ditën e homazheve.

Kanë kaluar 4 vite dhe gjatë kësaj kohe vonese a je përpjekur të komunikosh. Ndoshta ti çosh një email kryeministrit për t’ja kujtuar premtimin?

Me kyeministrin kam patur disa herë kontakte dhe gjithmonë më ka dhënë të njëjtin premtim: “drejtësia nuk do vonojë”

Ju e keni besuar?

Nuk e di, por besoj që jo. Kanë kaluar 4 vjet dhe personat që janë të dyshuar janë të lirë.Ka shumë pak shpresë….

Ti Ana kë do doje të shikoje pas prangave për këtë krim. Ti vetë personlisht kë quan fajtor. Ti lëmë pas ato çka thuhen në media. Ti vetë me vetën tënde çfarë mendon?

Në fakt kam disa fajtorë në mendje. Fajtorë janë personat që dhanë urdhrin të qëllonin. Dhe fajtorë janë personat që qëlluan…

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.