Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

207 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në BE nga 2010-a, rreth 33% e tyre ishin minorenë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europian e të tjera (BE+) gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të larta në raport me popullsinë e vendit.

Sipas shifrave të raportit të fundit vjetor të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), nga 2010-a (viti i parë që raportohet) deri në 2020-n, në total ka pasur 207.2 mijë aplikime nga shtetasit shqiptarë për azil në Bashkimin Europian + Zvicrën (nuk përfshihen të dhënat për Mbretërinë e Bashkuar).

Numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në 2015-n, me gati 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe duke u luhatur në nivelet e 20-24 mijë persona në 2017-2019. Në 2020-n, aplikimet u reduktuan ndjeshëm, duke zbritur në rreth 7 mijë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, që detyroi mbylljen e kufijve (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në BE+).

Të dhënat e EASO i ndajnë aplikimet dhe në minorenë dhe të rritur. Bie në sy numri i lartë i aplikimeve nga minorenët çdo vit, që është mesatrisht një e treta e totalit të aplikimeve dhe 33% për gjithë periudhën.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit për të njëjtën periudhë, Shqipëria mban rekord për aplikimet në numër total.

E dyta është Kosova, me 200 mijë aplikime për azil për periudhën 2010-2020. Shetasit e Kosovës kishin nivele të larta në 2013-2015 dhe më pas u shënua një rënie e ndjeshme (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit e Kosovës në BE+).

Sebia kishte 177 mijë aplikime në dekadën e fundit, Maqedonia e Veriut 90 mijë, Bosnja 52 mijë, Mali i Zi 12.6 mijë.

Për të gjithë rajonin, periudha 2014-2015 pa një rritje të ndjeshme të aplkimeve për azil në BE+, duke shënuar nivelet më të larta të dekadës.

Në raport me popullsinë aktuale, aplkimet më të larta për azil për dekadën i ka Kosova, për shkak të kërkesave të larta deri në 2015-n (shiko grafikun: Aplikimet për azil 2010-2020).

Për periudhën 2016-2020, rekordin e mban Shqipëria. Në 4 vitet e fundit kërkesat për azil të shqiptarëve ishin sa 3.7% e popullsisë aktuale, kundrejt 1.65% në Kosovë, 1.3% në Maqedoninë e Veriut dhe rreth 0.5% në Serbi, Bosnjë e Mal të Zi, sipas të dhënave të EASO, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. (shiko grafikun: Aplikimet pëz azil 2016-2020).

Për shkak se vendet e rajonit konsiderohen të sigurta, pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vite janë refuzuar.

Cikli i ri i emigracionit që ka përfshirë Shqipërinë vitet e fundit po shkakton probleme në tregun e brendshëm të punës, me shumë sektorë që ankohen për mungesën e punonjësve./Monitor.

Shpime ne Shpirag 1

Më shumë

spot_img
spot_img