Hapësire reklamuese

Aktualitet

203 kallëpe tritoli nga Kosova, Policia e Tiranës arreston tre të rinjtë nga Gjilani

Shkruar nga Newsbomb
203 kallëpe tritoli nga Kosova, Policia e Tiranës arreston tre të

Një sasi e madhe me lëndë plasëse është sekuestruar nga Policia e Tiranës, ndërkohë që në pranga kanë rënë dhe tre shtetasit nga Kosova që e kishin sjell atë në Shqipëri. Bëhet fjalë për të rinjtë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku të tre banues në Gjilan.

Kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj është shprehur se në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë nga Kosova, bashkëpunëtorë të tre të arrestuarve.

Në total, Policia e Tiranës ka sekuestruar 203 kallëpe me lëndë plasëse tritol e cila ishte porositur nga grupet kriminale shqiptare dhe do të përdorej për ngjarje të tjera kriminale në territorin e vendit tonë. Pesha e përgjithshme e tritolit ishte 46 kg.

Në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar edhe 3 celularë dhe 1 automjet.

"Më parë, në kuadër të këtij procedimi janë zhvilluar 2 operacione, janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, së bashku me krehra dhe municione luftarake, të cilat janë trafikuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë", tha drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë punën intensive për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Krah Vocaj ishin dhe prokurori Ritvan Suka, zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, shefi i Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, shefi i Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 2, në Tiranë.

Si rezultat i mirë-organizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

  1. Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkëlqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.
  2. Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese