Një 56-vjeçar është arrestuar pasditen e sotme, pasi kanosi me pushkë një tjetër person për motive pronësie.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar 51-vjeçarin me inicialet Sh.Q., banues në Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi Sh.Q ka kanosur ka qëlluar në ajër me armë zjarri L.P.,51 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.
Mbi 51-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale ‘Kanosja’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.