Hapësire reklamuese

Politikë

Propozimi i Metës për “qeveri besimi”: Socialistëve nuk u del inati, Balla: Vetëm populli e cakton kush është shumica

Shkruar nga Newsbomb

Pas deklaratës së fortë të kreut të LSI, Ilir Meta për krijimin e një ‘qeverie besimi’, siç e cilësoi ai, dy ditë më parë me qëllim zgjidhjen e krizës politike dhe tërheqjen e opozitës nga bojkoti i zgjedhjeve dhe parlamentit, reagimet e socialistëve kanë qenë të shumta.

Edhe sot, deputeti socialist, Taulant Balla i ka thyer një përgjigje të prerë LSI-së se qeverinë nuk e vendos askush tjetër veç votuesve. “Është populli ai që përcakton kush është shumica që do të qeverisë dhe kush është pakica që duhet teë bejë opozitën në demokraci”, shkruan Balla në profilin e tij në facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Kemi detyren t'i qendrojme nje per nje angazhimeve qe kemi ndermarre ndaj shqiptareve. Jane ata qe cdo kater vjet, pra me 18 Qershor do te vleresojne me vote qeverisjen.

Kushtetuta jone fillon me fjalet "Ne Populli i Shqiperise", pra eshte populli ai qe percakton kush eshte shumica qe do te qeverise dhe kush eshte pakica qe duhet te beje opoziten ne demokraci.

Nje tjeter investim i rendesishem ne Bashkine Gramsh i Qeverise Rama beri te mundur fillimin e rikonstruksionit te rruges Gramsh-Skenderbegas, duke bere te mundur lidhjen e tre njesive administrative dhe te rreth 5 mije banoreve me qendren e Bashkise. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.