Hapësire reklamuese

Aktualitet

 200 mijë euro për kokën e tij, letra kërcënuese që mori Arben Lleshi para vrasjes

Shkruar nga Newsbomb
 200 mijë euro për kokën e tij, letra kërcënuese

Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë e shënur në Peqin, ku Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Ai ka treguar se ka marrë letra, ku i thuhej se do i jepeshin 200 mijë euro nëse do të vriste Arben Lleshin. Shaqja ka treguar se letrat ia ka dorëzuar Lleshit dhe se këtë e di gjithë burgu. Lleshi kështu ka qenë në dijeni se i kërcënohej jeta dhe se dikush e donte të vrarë.

“Do të të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ti ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord na kthe përgjigje me letër”, ka thënë Shaqja. Ai ka pohuar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

Kujtojmë që me 15 dhjetor Sokol Mjacaj i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë nisi një sherr duke qëlluar me armë zjarri në ambientet e ajrosjes së burgut të Peqinit. Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje me armë zjarri Arben Lleshin, ndërsa i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Pas të shtënave Mjacaj është neutralizuar dhe aktualisht po merret në pyetje nga prokuroria. Burime për mediat bëjnë me dije se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni, mirëpo ky fakt nuk është konfirmuar deri më tani nga autoritetet. Kjo ngjall dyshime të forta se ngjarja ka qenë e mirëorganizuar nga persona të tretë jashtë burgut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese