Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

200 deri në 1,000 euro një pistoletë/ Zbardhet dëshmia e njërit prej vëllezërve Beqiraj, tregon si i shiti kapterit në Tiranë dy armë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Indrit dhe Gentian Beqiraj janë dy vëllezërit përmes të cilëve u zbulua një grup vrasësish me pagesë dhe u zbardhën disa vrasje. 14 persona të tjerë u vunë në pranga nga Policia e Durrësit. Njëri prej këtyre 13 personave u la i lirë sot nga Gjykata e Durrësit për mungesë provash.

Një pjesë e dëshmisë së Indrit Beqiraj është bërë publike nga Klan News. Sipas kësaj dëshmie, Indrit Beqiraj ka rrëfyer për shitjet e armëve që ka bërë me persona të ndryshëm në Durrës.

Tarifat për shitjen e pistoletave varionin më e lira nga 200 Euro deri në 1000 Euro. Njëra prej pistoleta me silenciator, ai tregon se ia ka shitur një kapteri në Tiranë.

Indrit Beqiraj: Nuk kam para nga ato që më janë dhënë. I kam harxhuar.

Pyetje: Rezulton se ke poseduar tre pistoleta të dhëna nga Kevin Zeneli si dhe ke blerë një pistoletë me paratë e dhëna nga Muli si dhe ke një armë automatik dhe lëndë plasëse tritol. I posedon këto armë dhe lëndën plasëse?

Indrit Beqiraj: Armën pistoletë Grand Power ia kam shitur 1000 Euro shtetasit G.SH., banues në Durrës në lagjen Nr.6, person i njohur prej meje prej vitesh dhe merret me tregti e shet rroba të përdorura, shitje e cila është bërë në periudhën e Vitit të Ri. Jam takuar me G. tek ish-fabrika e bukës dhe i thashë opsionin tim dhe ja kam çuar dhe i kam marrë 1.200.000 Lekë. Pistoletën Berreta PX4 ja kam shitur shtetasit A.L, për shumën 1400 Euro. Edhe këtë armë e kam shitur në këtë periudhë të fundit të vitit 2021 dhe me Armandin jam takuar në Durrës tek lokali i I.B., në lagjen Nr.17.

Dy pistoletat e tjera atë që bleva nga Armandi dhe atë që më dha Kevi ja kam shitur një kapteri që nuk e njoh me emër por që ma ka prezantuar një djalë me emrin B. nga Babrruja, Tiranë, ku ja kam dhënë për 500 Euro dhe një Glock imitim plus tjetrën ja kam dhënë për 300 mijë Lekë dhe një Glock imitim. Këto dy Glocket i kam shitur një në Shijak shtetasit Kujtim Deliallisi për shumën 400 mijë Lekë dhe tjetrën ja kam dhënë Alban Hajdarit për shumën 200 Euro. Alban Hajdarit i kam dhënë dhe një Ekol të cilën ja kam marrë po shtetasit Armand Lame dhe pistoletën e sqaruar me sipër me silenciator. Shtetasin Kujtim Deliallisi e njihja më përpara sepse ka punuar me rroba të përdorura dhe ja kam ofruar unë pistoletën.

Kujtim Deliallisit ja kam shitur pistoletën rreth periudhës Shkurt-Mars të këtij viti. Ndërsa Alban Hajdarin e kam njohur më parë pasi ka qenë kryetar shtabi i Partisë Demokratike në Durrës për lagjen Nr.10. Dua të them se dhe Albanit ja kam shitur armën po në fillim të Marsit të këtij viti, ndërsa pistoletën Ekol ja kam falur në Nëntor të vitit të kaluar. Pistoletën e parë që i kam falur ja kam dhënë brenda në makinën e tij tek lagjia Nr.10 ku i pranishëm ka qenë dhe vëllai im i cili quhet Gentian Beqiraj, ndërsa pistoletën e dytë ja kam shitur tek lokali i tij të cilin e kanë në Currila dhe quhet “Varka-Dean”. Automatikun dhe tritolin e dytë i kam të fshehura në banesë tek bodrumi i banesës të futura në dhe, të mbështjella me qese ku aty janë dhe 10 shufra tritol, fishekë e kapsolla elektrike pesë copë.

Pyetje: A keni dijeni për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin apo Qarkun e Durrësit?

Indrit Beqiraj: Nuk kam dijeni për ngjarje të tjera të ndodhura në Durrës apo në Qarkun e Durrësit.

Pyetje: I keni numër telefoni Kevin Zenelit apo Ilirian Feçit?

Indrit Beqiraj: Kevit i kam patur një numër të shkruar me emrin Klevi dhe Klevi Shoki. Ilirianit ja kam fshire pasi ka qenë këto kohë i arrestuar.

PyetjeA keni leje nga organet kompetente për mbajte arme zjarri?

Indrit Beqiraj: Nuk kam leje nga organet kompetente.

Më shumë




spot_img








spot_img