Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

200,000 dollarë për fëmijët në nevojë, reperit të famshëm i refuzohet donacioni (ARSYEJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

a0bb69af8011da51c998704893e97bc2

Reperi i njohur amerikan 6ix9ine ka dhuruar një shumë prej 200,000 dollarë për fëmijët në nevojë, por kërkesa e tij është refuzuar.

 

Fushata ‘No Kid Hungry’ tha se ka një politikë që hedh poshtë fondet nga donatorët që nuk përputhen me vlerat e saj.

Reperi 6ix9ine, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez njoftoi me anë të një postimi në Instagram, tanimë i fshirë, se do të dhuronte 200,000 dollarë në fushatë, për të ndihmuar fëmijët në nëvojë në SHBA.

Organizata jofitimprurëse ‘No Kid Hungry ‘ që zhvillon fushatën, tha për BBC se kishte refuzuar ofertën e reperit.

“Ne jemi mirënjohës për ofertën bujare të Z. Hernandez për t’i dhuruar No Kid Hungry, por ne kemi njoftuar përfaqësuesit e tij se e kemi refuzuar këtë dhurim. Si një fushatë e përqendruar tek fëmijët, është politika jonë të hedhim poshtë fondet nga donatorët, aktivitetet e të cilëve nuk përputhen me misionin dhe vlerat tona,” tha një përfaqësuese e ‘No Kid Hungry’.

Reperi u përgjigj në Instagram se nuk kishte parë kurrë diçka kaq mizore.

Kujtojmë që reperi amerikan 6ix9ine ka arritur sukses të paparë në YouTube me publikimin e këngës së re vetëm pak ditë pasi doli nga burgu. Reperi u lejua nga gjykata amerikane ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, për shkak të koronavirusit.

Kënga e re ‘Gooba’ ka grumbulluar 120 milion shikime në YouTube në vetëm katër ditë.

Sakaq, këngëtari ka thyer rekordin e të gjitha kohërave në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, me më shumë se dy milion shikime.

Reperi u shpall fajtor për 9 akuza si armëmbajtje pa leje, grabitje dhe planifikim vrasjeje, por u dënua vetëm me 2 vite heqje lirie. Ndërsa në vitin 2015 ai vuajti dënimin me 4 vjet heqe lirie për mardhënie me një vajzë 13-vjeçare. / newsbomb.al

tekashi-6ix9ine-2018-kevin-mazur-getty-images-696x442.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img