Hapësire reklamuese

Politikë

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Meta: Mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e paqes ndëretnike

Shkruar nga Newsbomb
20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Meta: Mundësi e

Në kuadrin e 20-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, presidenti i vendit Ilir Meta ka inkurajuar domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi për konsolidimin e paqes ndëretnike.

Në një postim në facebook, Kreu i Shtetit shkruan se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dy dekada kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës për respektimin e saj, inkurajoj domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për të forcuar marrëdhëniet, si dhe për t'u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dy dekada kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj.

Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut.

Përshëndetje vëllazërore dhe krenar për bashkëkombasit tanë, për rolin dhe angazhimin e tyre aktiv, konstruktiv dhe të pazëvendësueshëm për sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu