Hapësire reklamuese

Rajoni

20 vjetori i bombardimeve, presidenti Thaçi: UÇK dhe NATO kapitulluan Millosheviçin

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Hashim Thaçi në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, tha se ndërhyrja e tyre dhe luta e UÇK-së  e detyruan Millosheviçin të kapitullonte.

Presidenti i Kosovës ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s duke deklaruar se marsi i vitit 1999 ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthimi i shpresës së shqiptarëve për liri e pavarësi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se UÇK-ja në tokë dhe NATO nga ajri, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit.

Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për ta detyruar Serbinë që t’i ndërpriste ofensivat brutale dhe masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999 kishte urdhëruar fillimin e sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe. UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviçit. Republika e Kosovës është dhe do të jetë përherë atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj’, ka shkruar presidenti Thaçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll