Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

20-vjeçarja shqiptare ‘mban PENG’ tragetin Ankona-Durrës, fut veten në TELASHE të mëdha me veprimin që bëri në sy të prindërve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 20-vjeçare shqiptare është bërë shkak për vonesën prej më shumë se një orë në nisjen e tragetit Ankona-Durrës.

Vajza, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, po ndiqej nga policia pasi kishte kryer një vjedhje në momentet e fundit përpara se të largohej nga Italia, ku ndodhej me familjen.

Teksa po qëndronin në një lokal, 20-vjeçarja ishte afruar te banaku dhe duke përfituar nga shpërqëndrimi i baristi, i vodhi telefonin.

Baristi njoftoi menjëherë policinë dhe një grup karabinierësh mbërritën në vendngjarje. Ata ekzaminuan me shpejtësi disa nga pamjet e kapura nga kamerat e lokalit ku arritën të shquajnë vajzën teksa vidhte telefonin, raporton newsbomb.al.

Por për ta kuptuar që ishte shqiptare, karabinierëve iu hyri në punë dëshmia e baristit, i cili tha se kishte dëgjuar dy prindërit e vajzës të diskutonin për blerjen e disa suvenireve “përpara largimit për në Shqipëri”.

Kaq informacion iu nevojit karabinierëve për t’u nisur me urgjencë dejt portit të Ankonës, ku me ndërhyrjen e autoritetit portual arritën të ndalonin tragetin të nisej, shkruan newsbomb.al.

Vajza sa kishte hyrë në traget së bashku me prindërit e saj, kur u kap nga karabinierët. Ata ia morën sërish telefonin për t’ia kthyer më pas baristit. Pasi u raportua për vjedhje të agravuar, 20-vjeçarja u la e lirë të kthehej në Shqipëri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img