Një 20 vjeçare nga Shqipëria, e cila ushtronte veprimtarinë e prostitrucionit në Pejë, është zbuluar nga Policia e Kosovës.
E reja me inicialet A.J., dhe një 69-vjeçar me iniciale I.V., pas hetimeve, u shoqëruan në Polici, ku dhanë dëshminë e tyre ndaj akuzave për prostitucion.
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore zbuloi se 20 vjeçarja dhe i moshuari kanë kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave dhe të mirave materiale, shkruan gazeta Sinjali.
Pas kësaj, gjykata e Pejës i ka ndaluar hyrjen në Kosovë shtetases shqiptare për një periudhë 1 vjeçare, si dhe është depërtuar në Shqipëri.