Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

20 vjeçarja me tampon të falsifikuar në Kakavijë, dokumentin ja firmosi ish-kryetarja e LSI-së Shkodër (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një 20-vjeçare është kapur në doganën e Kakavijës, me dokument të falisfikuar të përgjigjes së tamponit.

Bëhet me dije se 20 vjeçarja po tentonte të futej në shtetin fqinj me një dokument të falsifikuar.

Mësohet se dokumenti është firmosur nga mjekja Sajmira Laçi, e cila ka qenë dhe ish kryetare e LSI-së në Shkodër.

Top Channel raporton se për falsifikimin e tamponëve është një linjë e koordinuar personash dhe se me këto teste po ikin shumë njerëz nga kufiri edhe me Malin e Zi.

Kujtojmë që pak ditë më parë një 41 vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka falsifikuar dokumentat për të kaluar në Greqi 33 shqiptarë.

I arrestuari është E. B., 41 vjeç, banues në Pogradec. Nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

Ditën e sotme qeveria greke vendosi të mbyllë pikën kufitare të Kapshticës dhe se ky vendim është marrë pas zbulimit se një organizatë falsifikonte rezultatet e testeve PCR, të detyrueshme për udhëtarët që kalojnë kufirin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese