Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

20 vjeçari sapo ishte kthyer nga emigrimi, këta janë babë e bir që u vranë në Lushnjë

Shkruar nga Newsbomb

Dy personat që shihni në foto janë babë e bir, Roland dhe Helidon Verçani (Hoxha) të cilët humbën jetën tragjikisht teksa po punonin në një kapanon ndërtimi në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes, 1 mars, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën vinçieri dhe djali i tij, si dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Ne foto Roland Verçani (Hoxha) Ne foto Roland Verçani (Hoxha)

Mes tyre edhe pronari i fabrikës ku dhe po bëheshin punimet, deputeti socialist Bujar Çela, i cili si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Helidon Verçani (Hoxha) Helidon Verçani (Hoxha)

Vinçieri Roland Verçani (Hoxha) dhe djali i tij 20-vjeçar, Elidoni, ishin duke shkarkuar dy bombula me oksigjen dhe sipas asaj që hetuesit kanë bërë me dije deri më tani dyshohet se plasja e njërës prej tyre ka sjellë dhe shpërthimin e fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vendin e ngjarjes Roland Hoxha, ndërsa djali i tij Elidoni, humbi jetën rrugës duke ardhur në Tiranë për te Spitali i Traumës. Më herët u bë me dije për mediat se i riu kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Ditën e djeshme ishte dita e parë e punës për të dy, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit.

Për banorët e zonës ku jetonte Roland Verçani së bashku me familjen e tij ky lajm i shokoi. Për mediat ata kanë bërë me dije se i ndjeri së bashku me djalin e tij, ishin punëtorë dhe respektoheshin nga të gjithë fqinjët.

LEXO EDHE: Çfarë e shkaktoi shpërthimin?! Hetuesit përjashtojnë kontaktin me tensionin e lartë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese