Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

20 miliardë dollarë investim, hapet zyrtarisht ura më e gjatë në botë në det (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nëntë vite pas fillimit të ndërtimit, Presidenti kinez Xi Jinping ka hapur sot zyrtarisht urën më të gjatë të kalimit në det në botë.

Ura është e gjatë 55 kilometra dhe lidh Hong Kong me Macau dhe qytetin kinez të Zhuhai.

Ndërtimi i kësaj ure ka kushtuar rreth  20 miliardë dollarë.

Punimet për ndërtimin e saj janë ndaluar disa herë për çështje sigurie, pasi të paktën 18 punëtorë kanë vdekur ndërsa punonin.

Xi mori pjesë në ceremoninë e hapjes së urës që u zhvillua në Zhuhai së bashku me udhëheqësit e Hong Kongut dhe Macau.

Ura do të hapet për trafikun publik të mërkurën.

Ajo lidh tre qytete kryesore bregdetare në Kinën jugore, Hong Kong, Macau dhe Zhuhai.

Ura, e projektuar për t’i bërë ballë tërmeteve dhe tajfunëve, është ndërtuar duke përdorur 400,000 ton çelik, të mjaftueshme për të ndërtuar 60 Kulla Eiffel.

 

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img