Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

20 kg kanabis fshehur në sedilet e makinës, arrestohet 25 vjeçari në Kakavijë (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Kakavijs pasi i është gjetur në makin një sasi e madhe kanabisi.

Bëhet me dije se në pranga rënë shtetasi Flavio Goxho. 25-vjeçari po udhëtonte me një mjeti tip “volvo”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  nga shërbimet e Policisë Kufitare, në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe 5 shtetas të huaj të cilët janë kapur me lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i plotë:

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Brenda pak orëve goditen tre raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Arrestohet në flagrancë  një 25-vjeçar, si dhe procedohen penalisht pesë shtetas të huaj.

Sekuestrohet 20 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 63 doza me lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije,  në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve  dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet në rrugë operative  dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “volvo” që drejtohej  shtetasi  F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet,  nga shërbimet e Policisë Kufitare, në serdilet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

———

Gjithashtu në djalje të RSH pas verifikimeve të të dhënave në Sistemin TIMS, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “alfa romeo” që drejtohej nga shtetasi V. K., si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L. dhe K. K. (të tre shtetas gjerman).

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

———-

Si dhe nga kontrolli i ushtruar në vijën dytë i automjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin H. D. dhe pasagjere shtetasen M. C., (shtetas francez), u gjetën 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe  proceduan penalisht shtetasit V. K., 19 vjeç; L. L., 18 vjeç;

K. K., 19 vjeç, banues në Gjermani;

H. D., 32 vjeç dhe M. C., 40 vjeçe, banues në Francë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”.

Më shumë