Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

20 euro brenda pasaportës, 21 vjeçari e pëson nga Policia e Kakavijës teksa nisej drejt Greqisë  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 21 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare në Kakavijë.

Bëhet me dije se 21 vjeçari me inicialet A. T., për të shmangur kontrollet e dokumentacionit, vendosi në brendësi të pasaportës 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri.

Njoftimi i Policisë:

Kakavije

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, procedohet penalisht 21-vjeçari.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, në dalje të RSH-së, është paraqitur shtetasi A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kryerjes së procedurave për verifikim në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ishte kthyer INAD (person i padëshiruar) nga pala greke, në datën 17.07.2022.

Për të shmangur kontrollin e dokumentacionit, shtetasi A. T. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke vendosur në brendësi të pasaportës një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim daljen nga kufiri i RSH-së.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 21-vjecarin A. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img