Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

20 doza kokaine në xhep, arrestohet 22 vjeçari në Sarandë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6c72ec0b63308b6f2f9ee66eb028a47b

Policia ka arrestuar A.C , 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në flagrancë me 20 doza të fshehura kokaine.

Arrestimi i tij u be në lagjen nr.1 në Sarandë, pas kontrollit fizik. Policia ka sekuestruar 20 doza kokaine, të cilat dyshohet se do të shpërndaheshin në qytet.

Materialet i kanë kaluar  Prokurorisë , ku 22 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Sarandë

Goditet një rast i drogave të forta në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë i riu me kokainë.

Specialistët e narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare dhe grupin fnsh, në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

  • A.C., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Në lagjen nr.1 Sarandë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij në kushtet e flagrancës pasi ky shtetas po udhëtonte me një motoçikletë në rrugën “Gjergj Arianiti” dhe pas kontrollit fizik policia i ka gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë

spot_img