Hapësire reklamuese

Bota

2-vjeçarja humbi në pyll, gjendet duke fjetur mbi qenin e familjes

Shkruar nga Newsbomb
2-vjeçarja humbi në pyll, gjendet duke fjetur mbi qenin e familjes

Një vajzë dyvjeçare u zhduk për orë të tëra në pyll në Gadishullin e Epërm të Miçiganit dhe pas disa orës kërkime u gjet duke fjetur me dy qentë e familjes.

Vogëlushja u gjet duke fjetur sipër qenit të vogël të familjes, ndërsa qeni tjetër i ruante.Mark Giannunzio, oficeri i qarkut tha të enjten e kaluar: “Ajo u shtri në tokë dhe përdori një qen si jastëk dhe qeni tjetër u shtri pranë saj dhe e mbajti të sigurt.

Është një histori vërtet e jashtëzakonshme”.Policia përdori dronë dhe qen policie në operacionin e kërkimit për vajzën, ndërsa oficerët lokalë dhe qytetarët nga Michigani e Ëisconsin kërkuan për vajzën e vogël në zonën e largët të pyllit.

Ka qenë një qytetar që ka pikasur vajzën në një vend rreth 4.8 km larg shtëpisë së saj. Sipas Giannunzio, vajza u ekzaminua nga personeli mjekësor dhe u konstatua se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese