Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

2 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos bën dedikimin prekës: Na mungon i shtrenjti ynë...

Shkruar nga Newsbomb
2 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos bën dedikimin prekës: Na

Bashkim Fino, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe deputeti i Partisë Socialiste në disa legjislatura, u nda nga jeta si sot dy vite më parë pasi u prek nga Covid-19.

2 vite pa të atin, vajza e Bashkim Finos, Megi Fino, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se sa shumë i mungojnë  këshillat, vlerësimet, bautat dhe dashuria që ai u jepte.

Krah fotove të bukura me të Megi shkruan ndonëse koha po kalon dhimbja që ndjejnë nuk po bëhet më e lehtë.

“Thanë se do të bëhej më e lehtë me kalimin e kohës, në fakt nuk eshtë aspak kështu.

2 vite pa ty ba, dhimbja dhe mungesa është ende shumë e madhe. Na mungon prania jote, këshillat dhe vlerësimet e tua gjithmonë të balancuara, batutat e shumta, dashuria jote pa kufi.

Megjithatë, forca që më jep për të vazhduar përpara e përballuar çdo sfidë, shtohet përditë.

Të duam shumë, na mungon çdo moment i shtrenjti ynë!”, shkruan ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese