Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

2 vite nga diagnostikimi i pacientit “0” në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

2 rastet e para të dyshuara për Sars Cov2 dhe më pas të konfirmuara nga autoritetet përkatëse, janë diagnostikuar në Urgjencën e Spitalit Amerikan, pikërisht dy vjet më përpara.

Dr. Shk. Brunilda Zllami, Shefe e Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Amerikan flet për këto 2 vite pandemi, vështirësitë, përballjet, sfidat dhe angazhimin dhe menaxhimin e Shërbimit të Urgjencës dhe rioganizimit të strukturave të Spitalit Amerikan, për t’u përballur e përshtatur në dinamikë me pandeminë.

Shërbimi i Urgjëncës kishte filluar që në Shkurt 2020 trajnimet dhe përgatitjen sipas rekomandimeve dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u përballur me pandeminë. Ndonëse rastet e para priteshin në Shkurt në Shqipëri, kur fqinji ynë i afërt Italia ishte në prag kolapsi të sistemit shëndetësor nga rastet covid, identifikimi dhe kofirmimi i dy pacientëve të parë, të diagnostikuar pikërisht në Urgjencën e Spitalit Amerikan sipas Dr. Brunës ishte një realitet i ri për të cilin duhet të përshtateshin.

“Ndonëse Spitali Amerikan ishte përgatitur për eventualitetin, kur ndodhi ishte disi tronditëse. Në momentet e para u morën masat për karantimin e stafit mjekësor që kishte patur kontakt me pacientët Zero dhe u organizuan takime të vazhdueshme për tu përballur me situatën e re që po prekte vendin dhe për të siguruar stafin dhe pacientë të mundshëm”

Trajnimet intensive të stafit për mbrojtje personale dhe sigurimi nga struktura e Spitalit Amerikan, i të gjitha mjeteve mbrojtëse rezultuan shumë efikase, duke qenë se stafi i Urgjencës u infektua me Covid shumë vonë dhe kjo nuk ndikoi në punën e përditshme, e cila vazhdoi normalisht duke siguruar kështu dhe vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë pacientët tanë.

Periudha e parë më e rëndësishme ishte periudha e Pre-Triage, e cila u menaxhua plotësisht nga shërbimi i urgjencës, ku çdo pacient ose familjar që hynte në Spitalin Amerikan kalonte në një process vlerësimi për simptomatikën, matje të temperaturës, të saturimeve të oksigjenit dhe plotësimin e një pyetësori, në mënyrë që të siguroheshim që pacientët ose familjarët që hynin në spitalet Amerikan të mos ishin të infektuar. Diagnostika e mëtejshme mund të kërkonte ekzaminime imazherike dhe laboratorike, por me kalimin e kohës, lejimi i kryerjes se testeve specifike laboratorike dhe atyre të shpejta nga subjektet private ndihmoi në triazhim .

Frika nga spitalet në muajt e parë, shtuan nevojën e Shërbimit të Urgjencës në banesa, duke krijuar një ngarkesë shumë të madhe për ekipet e urgjencës, ngarkesë e cila u përballua me punën e organizuar të të gjithë ekipit.

Për qëllime triazhimi, por që ambjentet e urgjencës dhe ato të brendshme të spitalit të mbaheshin në përputhje me politikën “Covid Free”, e me vonë dhe për të ofruar jo vetëm diagnostikim, por edhe trajtim ambulator për rastet covid të formave të lehta/moderuara, u krijuan “Zonat Gri.” Të gjitha rastet e dyshuara për Covid, në mënyrë që pacientit ti jepej ndihma e parë, kalonin në “Zonat Gri”, ku kryhej diagnostikimi i saktë me ekzaminimet, analizat e konsultat përkatëse.

Ndjekja e protokolleve, përditësimi i vazhdueshëm, por edhe menaxhimi e përshtatja në lidhje me dinamikën e pandemisë, ka bërë që mjekët tanë të ofronin gjithmonë shërbimin e duhur për pacientët Covid-19.

Me një kurajo, përkushtim, gadishmëri dhe sakrificë, mjekët e Shërbimit të Urgjencës u përballën prej dy vjetësh me pandeminë, duke siguruar jo vetëm vlerësimin dhe diagnostikimin e rasteve të dyshuara me Covid 19, por edhe me menaxhimin e rasteve jo covid, me angazhimin e përditshëm në punën në pavione me pacientët e hospitalizuar, me shërbimin e transportit me ambulancë në Tiranë dhe jashtë saj si për rastet jo covid dhe ato covid.

Kjo ishte sëmundje që ndryshe nga asnjë tjetër rrezikonte edhe shëndetin dhe jetën e stafit mjekësor, por frika e vetme, krejtësisht njerëzore ishte ajo e infektimit të familjarëve, duke bërë që shumë prej tyre mos të takonin familjarët nga meraku dhe frika që mund ti infektonin me Covid pa e kuptuar.

Kjo kohë e gjatë e menaxhimit të pandemisë nuk kishte si të mos prekte mjekët dhe në anën e tyre njerëzore. Mjekët e Shërbimit të Urgjencës kanë pritur, menaxhuar urgjencën mjekësore, reanimuar e transportuar me dhjetëra raste të prekur nga Sars Cov 2, shumë nga të cilat kanë qënë në gjendje të rëndë dhe “Ndonëse në urgjencë dhe transportet me ambulancat tona nuk ka patur asnjë fatalitet nga pacientët me Covid 19, kur dëgjoje për dikë nga ata pacientë që kishim vlerësuar e transportuar me ambulancë që kishte pasur fatin të mos mbijetonte ishte diçka shumë e trishtë. Prekja e dhimbjes njerëzore të pacientëve dhe familjarëve të tyre, ka lënë një shenjë që do mbetet për shumë kohë në kujtesën tonë”

Dr.Shk Brunilda Zllami e mbyll bisedën e saj me një falenderim e mirënjohje për gjithë ekipin e Shërbimit të Urgjencës, për punën e palodhur që kanë kryer këto 2 vite të vështira pandemie.

Më shumë




spot_img








spot_img