Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

2 vite më parë u prek nga kancer, Megi bën rrëfimin drithërues: Si e zbulova në dush duke prekur veten...

Shkruar nga Newsbomb
Megi Alimuçaj

Kjo është Megi Alimuçaj, vajza 24 vjeçare e kthyer në simbol force.

Kur ishte vetëm 22 vjeçe Megi u diagnostifikua me kancer por fatmirësisht ia ka dalë ta fitojë betejën me të.

“3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kancer gjiri. I gjithë viti shkoi duke luftuar me këtë sëmundje”, thotë ajo në një rrëfim për “ABC=ja e mëngjesit”, tha ajo.

Më tej ajo ka treguar si e ka kuptuar që ishte e prekur teksa po bënte dush.

“E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhimbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. Askush nuk e mendonte se mund të ishte kancer. Por rezultoi e tillë.

Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kanceri ka gjetur njeriun  gabuar, unë do e mund”, shprehet ajo.

Po aq i vështirë për të ka qenë dhe kurimi, pasi filluan ti binin flokët dhe vetullat.

“Kurimi ka ato të vetat, bien flokët, vetullat. Por mua më ka pëlqyer edhe vetja pa flokë. Tasni që kam kaluar këtë sëmundje dua të ndihmoj njerëz të tjerë”, shton më tej ajo.

999999.jpg

ghfhfghfghgfh.jpg

Screenshot_4.jpg

Screenshot_5.jpg

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll