Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

2 vite burg për Adriatik Llallën, gazetari: Berisha dhe Meta të vunë aty si kamikaz, tani as ata s’të mbrojnë dot se kanë hallet e tyre

Shkruar nga Newsbomb
2 vite burg për Adriatik Llallën, gazetari: Berisha dhe Meta të

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me 2 vite burg, 5 vite përjashtim nga shërbimt publike dhe i sekuestroi disa pasuri ish-kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla.

Gazetari Artan Hoxha shkruan se vendimi sot është dhënë teksa në sallë ndodheshin dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë. “Tani, ata qe të vune aty(Berisha+Meta) dhe të perdoren si kamikaz për penguar sa kishe mundesi, nje projekt amerikan, nuk te mbrojne dot se jane te zene me hallet e tyre”, shkruan Hoxha.

Shënimi i gazetarit:

Me krah te lehta kryeprokuror i Republikes. Vendimi u dha nen monitorimin e perfaqesuesve të SHBA në sallen e gjyqit...

Tani, ata qe të vune aty(Berisha+Meta) dhe të perdoren si kamikaz për penguar sa kishe mundesi, nje projekt amerikan, nuk te mbrojne dot se jane te zene me hallet e tyre.

Edhe pse në fakt u mbylle aq shume dosje korrupsioni dhe i mbrojtje stoikisht, duke prishur shume hetime të vartesve të tu... Ne fakt ti nuk hetove askend, as ata qe kishin qeverisur Shqiperine, as ata qe po e qeverisin Shqiperine...

Meqe je i pari i ndeshkuar në kete fllad ndryshimesh, hiqe kemben zvarre dhe merri me vete dhe shefat e tu... Kush e ka radhen???!!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed