Kreu i grupit Parlametar i PS, Taulant Balla në një konferencë për shtyp deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me 3.4 milion eurot e kapura në Durrës, duke hedhur poshtë akuzat e kryedemokratit Basha.
Ndër të tjera Balla u shpreh se ka informacione se Basha ka lidhje me personat e përfshirë në ngjarje, por preferon t’i thotë ato të enjten.
“Që Taulant Balla nuk ka lidhje me ndonjërin prej tyre ju garantoj me përgjegjësi penale, jo me mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të më bëhet gjyqi edhe te sheshi Skënderbej’, tha ai ndër të tjera.
Deklarata e Ballës:
Kjo akuzë është nxjerrë nga goja Don kishoteste e Lulzim Bashës në Parlament. Përgëzoj policinë e shtetit që aksione të tilla të ketë sa më shumë, për këta persona. Duke falenderuar policinë sigurisht mesa jam njohur edhe nga deklarata e policisë nga një institucion ligjzbatues ka pasur rrjedhje informacioni tek Lulzim Basha. Ky person i papërgjegjshëm vuri në rrezik realizimin e operacionit. Për fat të mirë operacioni shkoi deri në fund. Që Taulant Balla nuk ka lidhje me ndonjërin perj tyre ju garantoj me përgjegjësi penale, jo me mandatin e deputetit, por jam i gatshëm të më bëhet gjyqi edhe te sheshi Skënderbej. Kam filluar edhe unë të bëj ca verifikime dhe i them se në fund të kësaj historie ai ka disa lidhje me personat.
Nuk i them sot por do i them të enjten ne Parlament. Por ndërkohë sigurisht që në fillim e kam marrë me shaka këtë kam qeshur ne seancë plenare kam qeshur edhe dje me këtë budalla. Pas konsultimit edhe me kolegë të grupit tim parlamentar këtë shenjtan budalla të mos e lë me kaq. Ka shërbime partnere që i komunikojnë këtij, përkundrazi, por që ende ka ndonjë militant ndonjë shërbim inteligjent që çon mesazhe në kuadër të një operacioni. Kjo është e vërtetë do formulohet edhe me detaje.