2 të vdekur, 13 të zhdukur dhe 75 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Japoni (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 14:19 04-07-2020 2 të vdekur, 13 të zhdukur dhe 75 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Japoni (FOTO) Foto nga përmbytja

Dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 75 mijë të tjerë janë evakuuar në Kumamoto dhe Kagoshima në ishullin japonez të Kyushu, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

13 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa me qindra persona kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në fotot e më poshtme shihet se si makinat dhe shtëpitë janë zhytur nën ujë gjatë përmbytjes.

Sakaq, autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për operacionin e shpëtimit. Gjithashtu autoritetet kanë pezulluar të gjitha shërbimet e transportit hekurudhor.

Screenshot_10.pngScreenshot_8.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096001625061035
array(1) { ["section"]=> string(86) "2-te-vdekur-13-te-zhdukur-dhe-75-mije-te-evakuuar-nga-permbytjet-ne-japoni-foto-212807" }