Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Fier, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare që vuan nga sëmundje mendore.
Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuariot janë shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Fierit.