Gati 40 vetë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në një fabrikë prodhimi në Nju Jork.
Shërbimet emergjente u thirrën në Verla International në zonën e NeW Windsor të Orange County, rreth orës 10 këtë të hënën.
Dhjetra njerëz, duke përfshirë shtatë zjarrfikës, janë lënduar në zjarrin që shpërtheu menjëherë. Një shpërthim i dytë u dëgjua rreth 40 minuta pas të parit. Një person mbetet ende i pagjetur. Megjithatë, zyrtarët thanë në një konferencë shtypi se personi mund të ishte larguar menjëherë nga ndërtesa kur shpërtheu zjarri. Më shumë se 100 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes duke shaur flakët.
Të gjithë të plagosurit pësuan lëndime jo shumë të rënda dhe pritet të mbijetojnë. Biznesi bën kozmetikë, të specializuar në manikyrin e thonjve.