Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

2 prilli,  32 vite nga masakra e fundit e komunizmit në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
2 prilli,  32 vite nga masakra e fundit e komunizmit në Shkodër

Si sot 32 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe masakra e fundit e Komunizmit në Shqipëri.

Zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u fituan nga Partia e Punës, që gëzonte ende mbështetje në zonat rurale, të cilat përbënin asokohe shumicën e popullsisë, në një kohë që qytetet e mëdha me në krye Tiranën dhe Shkodrën, dhanë sinjalin e madh të ndryshimit, duke votuar për Partisë Demokratike, që ishte themeluar vetëm 3 muaj e gjysmë më parë.

Por ky rezultat u prit me zhgënjim të madh dhe revoltë, veçanërisht në Shkodër, kryeqendrën e veriut dhe një ndër qytetet me të goditura nga diktatura, gjatë regjimit gjysmëshekullor mono-partiak. Të bindur se zgjedhjet ishin manipuluar nga Partia e Punës dhe Sigurimi i Shtetit, mbështetësit e PD vendosën të mbajnë në datën 2 prill një protestë në sheshin përballë Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër.

Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u agravua dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka.

Për këto vrasje u bënë përgjegjës snajperistët e pozicionuar në tarracën e Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Numri i të plagosurve mendohet se ishte 58. Për ngjarjet e asaj dite u gjykua dhe dënua me 22 vite burg Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, me 16 vite burg Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, me 16 vite burg Hajredin Shyti, ish-zv/ministër i Brendshëm, me 12 vite Dilaver Papare, ish-shefi i policisë në Shkodër, dhe 11 vite burg Gjek Çelaj, ish zv/shefi i policisë së Shkodrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese