2 orë në selinë blu ambasadori Donald Lu në një takim me kreun demokrat Lulzim Basha.
Takimi mes zyrtarëve sapo ka përfunduar dhe mësohet se në qendër ka qenë pikërisht ngërçi politik. Basha dhe aleatët, përmes një deklarate për media bënë me dije se i kanë thënë “PO” paketës së McAllister dhe se tanimë është rradha e Ramës të japë përgjigjen e tij.
Fill pas kësaj deklarate Lu shkoi të takojë kryedemokratin me të cilin ka biseduar përreth 120 minuta. Pas daljes nga selia blu, Lu është drejtuar menjëherë në Kryeministri për një takim me Ramën. Mbetet për t'u parë se ç'do sjellin këto takime por është e qartë se palët janë ende në proces negociatash.