Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

‘2 orë në trafik’, Veliaj: Edhe unë erdha nga Kashari dhe e provova, nuk lëviz me helikopter. Të durojmë sa të bëhet nënkalimi te ‘Shqiponja’

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

51f71033ad4c648fcf05e5b9ecb6d616

Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se qytetarët duhet të bëjnëë dhe pak durim derisa të hapet nënkalimi te Sheshi Shqiponja për t’i dhënë fund trafikut në këtë zonë të Tiranës.

I pyetur për shqetësimin e një qytetari që kishte mbetur 2 orë në trafik, Veliaj tha se dhe ai e kishte provuar vetë kur ishte kthyer nga një takim pune në Kashar, për në zyrën e tij. Kryebashkiaku theksoi se po punohet për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

“Kemi ankesa të tilla. Unë vet isha në Kashar. S’mund të iki me helikopter. Po pyetja është a duhet bërë njëherë e mirë ai nënkalimi te Shqiponja. Unë iu kërkoj të gjithve durim. Edhe mua mu desh një kohë e gjatë për të ardhur nga Kashari në zyrë.

Do pranojmë një sakrificë të përbashkët tani për ta zgjidhur atë nyje, apo do durojmë atë trafik sa të jetë jeta. Po punohet. Ti kalon aty e shikon që po punohet dhe thua do durojmë se po punohet”, tha Veliaj në Neës 24.

Kryebashkiaku iu përgjigj dhe shqetësimit të një qytetari për korsitë e biçikletave.

“Së pari ajo është një pronë publike. Do ishte mëkat nëse do ja kishim marrë një qytetari privat. Ajo është pronë e bashkisë dhe ne kemi ekspertët më të mirë. Ai personi që udhëton me biçikletë, është djali apo vajza e dikujt. Nuk janë ushtri armike. Janë 12% e popullësisë. Kurse ata që janë me makina 20%, dhe s’mund ta mbash mirë vetëm me ta se kanë borie. Por duhet të respektosh ata me biçikleta apo dhe këmbësorët. Po bëjmë trotuare të rinj”, shtoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img