Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

2 orë diskutime, përfundon mbledhja e Këshillit Politik për ndryshimet Kushtetuese

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfundur mbledhja e Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese.

Mbledhja zgjati rreth 2 orë, ndërsa raportohet se fillimisht palët kanë zgjedhur se cilat çështje do të diskutohen të parat, ndërsa nuk ka patur ndonjë marrëveshje për ndonjë çëhtje.

E para që ka lënë mbledhjen ka qenë anëtarja më e re e partisë “Nisma”, e cila ka akuzuar krerët e partive politike, Ramën, Bashën dhe Kryemadhin se nuk duan të marrin vendime në të mirë të popullit.

“Bëra një propozim të qartë, përsa i përket ruajtjes së kuotës gjinore, mund të ruajmë listat e hapura duke përdorur një mekanizëm korrektimi që të ruajmë përfaqësimin gjinor. Këshilli Politik ka një problem të vetëm. Rama do të mbajë tepsinë e vetë, kemi Monën që nuk do t’i shqitet Lulit, dhe kemi Lulin që do të mbajë vagonin e partiçkave. Do t’i mbetem deri në fund listave të hapura 100%, dhe do të kërkoj një sqarim për sa i përket votës së diasporës,” u shpreh Hajdari.

Ndërkohë përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri raportohet se nuk ka bërë asnjë hap pas për ndryshimet e 30 korrikut.

Më shumë




spot_img








spot_img