2 ministrat dalin për ajrosje me fëmijët, Manastirliu për dore me vajzën, Shalsi nuk i bindet urdhrit të Ramës (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:35 19-04-2020 2 ministrat dalin për ajrosje me fëmijët, Manastirliu për dore me vajzën, Shalsi nuk i bindet urdhrit të Ramës (FOTO) Shalsi me djalin dhe Manastirliu me vajzen

2 ministrat e kryeministrit Edi Rama kanë shfrytëzuar lejen e ajrosjes së dhënë për nënat dhe fëmijët deri në moshën 10 vjeç për të dalë këtë të dielë.

Siç vihet re edhe nga fotot bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, të cilët kanë dalë bashkë me fëmijët e tyre për dore në rrugët e Tiranës.

Ndonëse urdhri ishte vetëm për nënat dhe fëmijët, ministri Shalsi si duket nuk i është bindur urdhrit të Ramës dhe ka vendosur të dalë me djalin në vend të gruas. Siç shihet nga fotoja ai është fotografuar me djalin e tij në rrugën “Myslim Shyri”.

Nga ana tjetër Manastirliu ka dalë shëtitje në qendër të kryeqytetit me vajzën ashtu siç kanë bërë dhe shumë nëna të tjera.

Shalsi-1.jpeg

Shalsi-2.jpeg

Manastirliu-3-e1587287122617.jpeg

Manastirliu-2-1.jpeg

Manastirliu-1-1.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010272979736328
array(1) { ["section"]=> string(120) "2-ministrat-dalin-per-ajrosje-me-femijet-manastirliu-per-dore-me-vajzen-shalsi-nuk-i-bindet-urdhrit-te-rames-foto-203149" }