Hapësire reklamuese

Aktualitet

2 milion euro drogë nga aeroporti i Romës drejt Tiranës, arrestohet çifti shqiptar pas muajit të mjaltit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Policia Financiare e Romës dhe Policia kufitare e Fiumicinos kanë arrestuar një çift shqiptar.

Mësohet se çifti po tentonte të trafikonte përmes aeroportit të Romës 5 kilogram drogë drejt Tiranës.

Çifti shqiptar sapo ishte kthyer nga udhëtimi i mjaltit në Brazil.

Gruaja ka rrëfyer menjeherë se është shtatëzënë duke shfaqur ekografinë e fëmijës e duke u shprehur se është në rrezik dështimi për të larguar vëmendjen e policisë kufitare. 

Pas dyshimeve në kontrollin e dokumentave policia ka gjetur drogën në valixhen e çiftit.

Sipas autoriteteve italiane lënda narkotike e sekuestruar arrin vlerën e mbi 2 milion eurove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu