Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

2 mijë familje që duan panele diellore do të subvencionohen, qeveria hap aplikimin për biznesin që do t’i instalojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Infrastrukturë dhe Energjisë, përmes Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, nis programin për suvencionimin me 70% të shumës së investimit për çdo familje që do të aplikojë për instalimin e njësive diellore me qëllim ngrohjen e ujit në banesat e tyre. Përmes këtyre paneleve çdo abonent familjar kursen në faturën e tij të energjisë 20%.

Konsumatorët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficencës së Energjisë.

Zëvendëskryeministrja, njherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një postim në rrjetet sociale ka publikuar edhe linkun në të cilin duhet të aplikojnë subjektet që do të përzgjidhen për të ofruar këtë shërbim.

“Ngrohja e ujit është 20% e faturës për çdo abonent familjar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes AEE nis programin për subvensionim me 70% të shumës për çdo familje që do të aplikojë për një njësi diellore për ngrohjen e ujit. Kurseni 20% nga fatura juaj me këtë program dhe ndihmoni dhe ju me radhën tuaj për të ruajtur dhe ekonomizuar energjinë”,  shkruan Balluku

Ky program është një ndër pikat e Qeverisë Shqiptare për përballimin e krizës energjetike. Gjithashtu është në përputhje me Strategjinë Kombëtarë të Energjisë dhe Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën.

Më shumë




spot_img








spot_img