Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

2 mijë euro për të liruar trafikantët e drogës, SPAK mbyll hetimet për ish-prokurorin e Kukësit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e ish Prokurorit të Kukësit, Edmond Kariqi dhe sekretarin të Prokurorisë së Kavajës Isuf Gega,  të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në njoftimin e SPAK thuhet se në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, i pandehuri Dritan Dedja me ndërmjetësimin dhe ndihmën e të pandehurve Emirjan Beu dhe Isuf Gega, i ka dhënë të pandehurit Edmond Kariqi, i cili ushtronte funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, përfitime monetare të padrejta, me qëllim për të favorizuar shtetasin Ramadan Dedja dhe persona të tjerë nën hetim, në një çështje penale të regjistruar në ngarkim të tyre në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Kujrojmë që Kariqi u arrestua në Korrik, pasi pas përgjimeve doli se merrte para për të liruar persona nga burgu. Në këtë rast, ai është kapur në flagrancë teksa merrte para nga vëllai i një personi të arrestuar për drogë.

Prokurori kavajs por i komanduar me detyrë në Kukës, në një episodë të fundit i ka marrë 2 mijë euro vëllait të një personi të kapur për drogë për ta ndihmuar në lirimin e tij.

E plotë:

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kanë përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.49/1 viti 2021, që bën fjalë për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 319 e 25 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal janë mbledhur prova me të cilat provohet se, i pandehuri Dritan Dedja me ndërmjetësimin dhe ndihmën e të pandehurve Emirjan Beu dhe Isuf Gega, i ka dhënë të pandehurit Edmond Kariqi, i cili ushtronte funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, përfitime monetare të padrejta, me qëllim për të favorizuar shtetasin Ramadan Dedja dhe persona të tjerë nën hetim, në një çështje penale të regjistruar në ngarkim të tyre në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

I pandehuri Edmond Kariqi është akuzuar se ka kryer veprën penale: “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, ndërsa të pandehurit Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega janë akuzuar se kanë kryer veprën penale: “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 319 e 25 të Kodit Penal.

Sot në datën 23.12.2021, Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Edmond Kariqi, Dritan Dedja, Emirjan Beu dhe Isuf Gega.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img