Hapësire reklamuese

Aktualitet

2 mijë euro për licencën e infermierisë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
2 mijë euro për licencën e infermierisë, arrestohet

Policia e Tiranës ka reaguar pas denoncimit të bërë në “STOP”, ku një shtetas kishte marrë një shumë parash duke i premtuar një shtetasi sigurimin e licencës për infermier.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi I. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Personi në fjalë kishte përvetësuar shumën 2000 euro me anë të mashtrimit, duke i premtuar një shtetasi sigurimin e licencës për infermier.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bën fjalë për një shtetas, i cili kishte përvetësuar shumën 2000 euro me anë të mashtrimit, duke i premtuar një shtetasi sigurimin e licencës për infermier, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video, i cili kishte përvetësuar shumën 2000 euro me anë të mashtrimit, duke i premtuar një shtetasi sigurimin e licencës për infermier.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë arrestuan shtetasin I. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese