Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
2.1kmh
75 %
Sht
22 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

2 korriku i ambasadave, Lulzim Basha: 32 vite më vonë shqiptarët po ikin, në atdhe s’kanë më asnjë mundësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, kujton 2 korrikun e viti 1990 kur shqiptarët u futën në ambasadat perëndimore për t’u larguar nga vendi. Ai thotë se fatkeqësisht, edhe 32 vite më vonë shqiptarët po lënë atdheun e tyre sepse nuk kanë më asnjë mundësi.

“Në 8 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben,  ata s’kanë asnjë mundësi për të jetuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, shkruan Basha.

albsig

Shënimi i plotë i deputetit dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha

Më 2 Korrik 1990, duke u futur nëpër ambasadat perëndimore, shqiptarët rrëzuan murin e parë të diktaturës, në një sfidë vendimtare ndaj regjimit komunist, që atë verë do të niste fillimin e fundit të tij. Një akt guximi qytetar, që do të kristalizohej pak muaj më vonë me Lëvizjen Studentore, e cila çeli rrugën e demokracisë për aq gjatë të mohuar dhe afroi përsëri Shqipërinë me Perëndimin.

Atëbotë, sytë e çdo shqiptari ishin drejt vendeve të lira, me shpresën e një jete më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, ashtu siç fatkeqësisht janë ende sot, sepse sfida për ta e ka ngritur Shqipërinë në lartësinë e aspiratës për ta bërë si gjithë Europa, e cila mbetet ende e papërmbushur.

Fatkeqësisht, 32 vite më vonë, shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive, të një jete më të mire për veten dhe familjet e tyre.

Në 8 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben,  ata s’kanë asnjë mundësi për të jetuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ndaj, përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike, që pati forcën për ta përkulur regjimin komunist, shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet, sidomos përballë plagës së largimit të qindra-mijëra bashkëqytetarëve tanë, që tashmë nuk ikin prej diktaturës enveriste, por nga diktatura e korrupsionit, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës ka marrë përmasat e një rreziku kombëtar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img