Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

2 DEKLARATAT E FORTA të Bërishës, si ish-lideri i PD-së i “dha duart” mbrëmë Lulzim BASHËS (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c6924d930304f87f613420f8d299118a

Deklarata të forta dha mbrëmë ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Ndonëse, në të gjitha debatet publike, që pas zgjedhjes në krye të PD, Berisha e ka mbrojtur me fanatizëm Lulzim Bashën, mbrëmë lideri historik i demokratëve foli në një linjë tjetër.

Për herë të parë Berisha pranoi se ka qenë kundër djegies së mandatve në bllok nga PD. Berisha sqaroi se ky vendim i Bashës pati kosto, ndërsa tani duhet ti dalë për zot vetes.

“Djegia e mandateve kosto kishte, pa diskutim. Roli im ka qenë absolutisht, jo i fortë. Mos pres kush kurrë, që unë të luaj rol të rëndësishëm në këto vendime. Ai ka përgjegjësi, ai duhet t’i dalë zot. Nuk mundem unë kurrë që vetes t’i lejoj këto vendimmarrje. Unë e kam mbështetur. I kam thënë, ky vendim mund të na çojë në fitore por dhe në greminë”, ka thënë Berisha.

Por nuk mbaroi me kaq. Berisha në një tjetër deklaratë të tij ‘i preu shpresat’ Bashës mbrëmë.

Ish-kryeministri tha se opozita nuk mund të bëj asnjë hap të vetëm për marrëveshje me Partinë Socialiste, në një kohë kur kjo marrëveshje po përflitet lart e poshtë.

Një koalicion i tillë do të jetë një goditje për sistemin shqiptar, sepse s’mund ta quajmë më demokratik, për të varrosur përfundimisht sistemin shqiptar. Një koalicion i tillë do të shuante çdo shprese të shqiptarët për të rimarrë rrugën e ligjit, e standarteve.

Standartet këtu kanë marrë fund, por problemi është se ka dhe më keq se nëse do bëhej një koalicion do përjetohej kilikosja e këtij sistemi narkoshteti. Opozita nuk mund të bëj asnjë hap të vetëm duke patur PS, si parti që krijoi këtë situatë, në qeveri. Ajo ka vetëm një rrugë: largimin e PS me vullnetin e shqiptarëve”, tha ish-kryeministri Sali Berisha. /Newsbomb.al. 

Më shumë

spot_img