Hapësire reklamuese

Aktualitet

2 aksidente me viktima këtë mëngjes, policia sqaron: Këto janë arsyet

Shkruar nga Newsbomb

Në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë - Shkodër dhe në atë Peqin - Elbasan , kanë ndodhur dy aksidente me pasojë 2 viktima , ku njëri prej të tyre, fëmijë 11 vjeçe. Përveç aksidenteve të mësipërme, janë regjistruar këtë mëngjes edhe aksidente të tjera, me pasojë plagosje si dhe vetëm me dëme materiale.

Policia rrugore sqaron se shkak i aksidenteve, përveç kushteve të këqija të motit, është bërë dhe sjellja e drejtuesve të mjeteve:

- Humbja e kontrollit

- Tejkalimi i shpejtësisë

 - Mospërdorimi i rripave të sigurimit

Sa më sipër , Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhetimit:

- Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

 - Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

 - Të përdorin rripat e sigurimit në mjete, kaskot mbrojtëse në motorrçikleta

 - Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

-Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

 - Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

-Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do marrë masat administrative maksimale ndaj tyre.

Policia Rrugore është në detyrë me patrulla dhe shërbime të përforcuara për të ndihmuar në kthimin e sigurt të drejtuesve të mjeteve, për të normalizuar trafikun, për tju ardhur në ndihmë në rast nevoje, për të parandaluar aksidentet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll