Hapësire reklamuese

Aktualitet

2 adoleshentë zhvasin qytetarët e Durrësit, por në fund e pësojnë

Shkruar nga Newsbomb

2 adoleshentë janë kapur nga policia pasi kanë vjedhur 2 persona në Durrës.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar 17-vjeçari A.F, banues në Durrës, i akuzuar për vjedhjen e çantës së dorës së një qytetareje. Por nuk mbetet me kaq. 17 vjeçari ka vjedhur edhe çantën e dorës së shtetases A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen nr.17, një ditë më parë. Ndërsa ka tentuar të largohet është kapur në flagrancë nga efektivët e policisë.

Sakaq një tjetër adoleshent 15-vjeçar me iniciale P.F. i ka vjedhur portofolin me 2000 lekë shtetasit nigerian O.O. Këto dy adoleshentë e kanë pësuar pasi me to po merren organet kopetente.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese